Dje është arrestuar ish-pjesëtari i UÇK-së, Sabit Jonuzi nga Fushtica e Drenasit. Ai është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale. Familjarë të Sabitit kanë treguar për IndeksOnline se ai është arrestuar në mëngjes.
Avokati i Sabit Jonuzit, Kushtrim Bytyqi e ka konfirmuar arrestimin e tij. “Po është arrestur sot (dje) në mëngjes. Ai është intervistuar në seli të EULEX-it në Fushë Kosovë.
Më gjasë tani besoj ka mbërritur në Hagë, sepse njoftimin e ka pas se ka me u nis mëngjes (dje). Sabiti në fillim të muajit maj është bastis, iu ka sekuestruar telefoni”, ka thënë avokati i tij Kushtrim Bytyqi.