-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Historiani serb: Ajo që ndodhi në Banjskë, si pushtimi i Rusisë në Ukrainë

Kryesoret

Historiani serb Nikolla Samarxhiç, i cili është profesor në Fakultetin Filozofik në Beograd akuzoi se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç qëndron prapa sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zçveçanit, që ndodhi më 24 shtator dhe ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

Sipas tij ajo që ka ndodhur në Banjskë është kopje e pushtimit që Rusia ka bërë në Ukrainë. “Përsëritja e përditshme dhe të vazhdueshme e sloganit “kur ushtria të kthehet në Kosovë”, tregon se Vuçiçi i ka parashikuar veprimet që do të ndodhnin në veritha ai. 

Më tej theksoi se situata në Banjskë u ngjanë veprimeve të bëra nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin në Ukrainë në vitin 2014, kur pushtoi Krimenë.

Megjithëse sipas tij aksioni në veri të Kosovës ishte i ngathët dhe amator. Sipas tij këtë e konfirmon pjesëmarrja në sulm e truprojës së kreut të BIA-s, Aleksandar Vulin.

“Ky është konfirmim i amatorizmit të gjithë aksionit. Truprojat janë banditë pasivë, të paaftë për të marrë pjesë në aksione guerile”, është shprehur Samarxhiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit