Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkinë ka konfiskuar 3 katet e një ndërtese në Tiranë, në rrugën “Llukë Kaçaj”, të cilat ishin ndërtuar pa leje.
“Nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, kati i 10 dhe i 11 i objektit 9-katësh dhe një pjesë e katit të 12 të tij.
Gjithashtu, u konstatua se objekti ishte vënë në shfrytëzim, pa certifikatë përdorimi.
Referuar Aktit Normativ Nr. 8, datë 01.10.2025, tejkalimi rezultoi mbi pragun ligjor 10% të parashikuar për masën e konfiskimit për interes publik”, tha policia.









