-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet në Brazil një krye-trafikant serb i drogës

Kryesoret

Agjencia e Bashkimit Evropian për Zbatim të Ligjit (EUROPOL) njofton se gjatë bastisjeve të kryera më 5 tetor në Brazil janë kapur anëtarë të organizatës kriminale ‘Primeiro Comando da Capital’ e udhëhequr nga një serb. Kjo organizatë trafikonte kokainë midis Brazilit dhe Evropës

“Kreu serb ishte një nga objektivat më të rëndësishëm të Task Forcës së Europolit që merret me trafikantët ballkanik të drogës ‘OTF Balkan Cartel’ për shkak të rolit të tij në organizimin e dërgesave të shumta të drogës ndërmjet kontinenteve”, thuhet në komunikatën e publikuar të premten nga EUROPOL-i.

Hetimi ishte një përpjekje bashkëpunuese midis autoriteteve të zbatimit të ligjit në të dyja anët e Oqeanit Atlantik.

“Hetuesit brazilianë ishin në gjendje ta kapin këtë bandë kriminale me dy konfiskimet e fundit të kokainës: një me 5.7 ton kokainë në bordin e një anije peshkimi në Cape Verde në prill të vitit 2022 dhe dërgesa e dytë me 1.3 ton kokainë në bordin e një anije peshkimi në Fortaleza të Brazilit, në gusht të vitit 2022.

Në këto dy raste u arrestuan gjithsej 12 të dyshuar 10 shtetas brazilianë dhe 2 shtetas malazezë,” thuhet më tej në komunikatën e EUROPOL-it.

Agjencia Evropiane për Zbatimin e Ligjit ka shënuar sukses në luftën kundër organizatave kriminale që kur arriti të deshifrojë aplikacionin për mesazhe telefonike Sky–ECC, një mjet i preferuar komunikimi i trafikantëve të kokainës në Evropë.

Në maj të këtij viti një operacion ndërkombëtar i kryer nga Serbia, Holanda dhe Belgjika ka rezultuar në goditjen e organizatës më të madhe kriminale të trafikut të drogës në rajonin e Ballkanit./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit