-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moderojnë së bashku, por ja si e vlerëson Eno Popi kolegen e tij Bora Zemanin

Kryesoret

Bora Zemani dhe Eno Popi do të moderojnë këtë edicion të dytë të spektaklit “Dancing with the stars”.

Për Enon, DWTS është plot me dinamika dhe të  papritura, por puna me Borën ia ka bërë më të lehtë. Moderatorët ishin mëngjesin e kësaj të premte të ftuar në emisionin “Wake Up”.

Ata zbuluan paksa nga surprizat që do të ndodhin në natën e parë të DWTS, i cili do të nisë transmetimin mbrëmjen e sotme.

Por jo vetëm kaq, pasi ata treguan edhe se si ndihen që punojnë sërish bashkë.

Pjesë nga intervista:

Enxhi Nasufi: Si ndiheni ju të dy që riktheheni në moderim me njëri-tjetrin? Kaq paqësor jeni gjithmonë me njëri-tjetrin?

Bora Zemani: Gjithmonë! Hë mo Eno fol

Eno Popi: Ja ta them. Bora bëri një status në fund të edicionit të vjetshëm dhe natyrisht gjithsecili pastaj kur bën këto falënderimet dhe mirënjohjet, në një rresht ku më takonte mua thoshte “Eno, me ty do t’a ndaja çdoherë skenën”. Them me veten ok, është momenti t’ia kthej. Unë ja kam thënë privatisht, por publikisht ndoshta njerëzit nuk e dinë çfarë komunikojmë. Është kënaqësi gjithmonë të kthehesh me Borën në skenë, të ndash një program i cili…, nëse ka program jashtëzakonisht dinamik dhe me elementë të papritur, është “Dancing With The Stars”. Unë e kam kuptuar mbas shumë e shumë vitesh, kur e provuam sezonin e shkuar. E të punoje bashkërisht me Borën ishte ndihmë shumë e madhe.  Thënë kjo, ja e dëgjoi edhe Bora është kënaqësi t’a ndajmë këtë vit bashkë.

Bora Zemani: E dyanshme. Ne të dy e kemi shumë të rëndësishme atë atmosferën e mirë, energjinë pozitive mes njëri-tjetrit. Edhe të dy japim shumë për këtë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit