-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anëtarësimi, temë e takimit të nivelit të lartë të BE-së

Kryesoret

Një ditë pasi i premtoi mbështetje të palëkundur Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Komisioni Evropian u përball me një ndër dilemat më të vështira politike për mënyrën dhe kohën se kur mund të mirëpresë si anëtare Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Ndasia u shfaq menjëherë, mes atyre që dëshirojnë pranimin sa më shpejt të jetë e mundur të Ukrainës dhe të vendeve të tjera aspirante, dhe atyre që dëshirojnë që të pritet më gjatë. Këto ndasi kanë krijuar kështu premisat për bisedime të vështira për një çështje për të cilën duhet vendim unanim i të 27-të vendeve anëtare.

Ndër vendet me statusin e vendit kandidat për anëtarësim janë Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Moldavia, Ukraina dhe Bosnjë-Hercegovina, ndërsa vendet që aspirojnë marrjen e statusit të vendit kandidat janë Gjeorgjia dhe Kosova.

Shumica e vendeve të BE-së kanë deklaruar që kur filloi sulmi i forcave ruse në shkurt 2022, se do të punojnë me vendosmëri për një “unitet afatgjatë” me Ukrainën, që në vazhdim do të sillte një anëtarësim të këtij vendi në union.

Tashmë, Presidenti i Hungarisë Viktor Orban, i cili ka qenë vazhdimisht një zë kundërshtues në takimet e nivelit të lartë, ka këmbëngulur se e gjithë kjo ide duhet të rishikohet nga e para.

“Nuk kemi bërë ndonjëherë zgjerim me një vend që gjendet në luftë. Dhe nuk dimë ku ndodhen kufijtë realë, sa njerëz jetojnë atje”, tha zoti Orban kur mbërriti për takimin e nivelit të lartë të BE-së në Granada. “Më vjen keq, është e dhimbshme futja e këtyre vendeve në BE,” tha ai./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit