-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Na njihni si kishë serbe!” Dioqeza e Rashkës refuzoi restaurimin, qeveria e Kosovës, letër Teodosijes

Kryesoret

Ministria e Kulturës së Kosovës i është drejtuar Dioqezës Rashkë-Prizren dhe Peshkopit Teodosije me një shkresë zyrtare për bashkërendim në ndërhyrjet e nevojshme për restaurimin e dëmeve në Manastirin e Basnjkës pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator.

Dioqeza Rashkë-Prizren kishte refuzuar që institucionet e Kosovës të ndërhynin për restaurimin e dëmeve me pretendimin se duhej të njiheshin si kishë serbe.

“Zotimin e dhënë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të datës 27 shtator 2023 për sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës në Zveçan, të shkaktuara nga sulmi terrorist i datës 24 shtator, po e konkretizojmë më shkresën zyrtare drejtuar Dioqezës Rashkë – Prizren.

Konform detyrimeve, autorizimeve kushtetuese dhe ligjore ftojmë autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë për bashkërendim të veprimeve deri në ndërhyrjet e nevojshme restauruese për sanimin e dëmeve në këtë aset të trashëgimisë kulturore,” ka shkruar ministri i kulturës në Kosovë në Facebook.

Dioqeza e Rashkës refuzon qeverinë e Kosovës për riparimet e dëmeve: Të na njohin si Kishë serbe

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit