-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e fëmijës 3-vjeç në Tiranë, shfajësohet mjeku: Djali kishte defekt në zemër

Kryesoret

Mjeku anestezist Roland Xhaxho i cili ka asistuar fëmijën 3 vjeç që humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmbë ka reaguar pas njoftimit në media për ngjarjen tragjike.

Sipas tij arsyeja pse të gjithë dhëmbët e fëmijës janë kuruar brenda një seancë është sepse fëmija kishte lindur me probleme në zemër, gjë për të cilën është operuar dhe dy vite më parë, siç thotë mjeku dhe në këtë rast duke qenë se dhëmbët kishin infeksion duheshin trajtuar sa më shpejt në mënyrë që infeksioni të mos shkonte në zemër, duke qenë se i mituri e kishte problematike.

Në deklaratën e tij thuhet se fëmija ka dalë zgjuar nga klinika, në krahët e të atit dhe duke kërkuar vëllain e vogël.

“Mesa duke gjendja është komplikuar në ambiente e shtëpisë dhe më pas është dërguar në ambientet e QSUT nga prindërit. Gjendja e tij shëndetësore u përmirësua ndjeshëm në 24 orët e para, por më pas fatkeqësisht është rënduar, pavarësisht përpjekjeve të pafundme” shkruan Xhaxho. Por ndryshe pretendojne familjaret, qe sipas tyre ishte doza e larte e narkozes qe solli vdekjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit