Ushtria izraelite nisi sulmet ajrore në Rripin e Gazës pas sulmit të nisur nga grupi islamik Hamas kundër Tel Avivit, sipas gazetarëve të AFP. “Ne jemi në luftë dhe do të fitojmë”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
“Armiku do të paguajë një çmim që nuk e ka parë kurrë më parë” tha ai. Netanyahu gjithashtu kërkoi nga qytetarët që të ndjekin udhëzimet e sigurisë.
Tirana dënon sulmet me raketa në Izrael: Nuk ka shqiptarë të lënduar
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad tha se “Hamasi bëri një gabim të rëndë këtë mëngjes duke nisur një luftë kundër shtetit të Izraelit, ushtarët “po luftojnë armikun në të gjitha pikat”.
Duke cituar shërbimet e urgjencës, mediat izraelite raportojnë se gjashtë persona u vranë nga raketat në jug të Izraelit, duke përfshirë një djalë dhe një vajzë, 280 janë plagosur nga të cilët 30 janë të rëndë.