Një shqiptar 29 vjeç është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për vjedhje telefonash. Ai është Mateo Sinanllari. Protothema.gr shkruan se i riu shkonte nëpër biznese të ndryshme në Greqi duke pretenduar se ishte shpërndarës broshurash, ndërsa në disa raste shtirej si person që shiste kuponë për bamirësi. Pasi hynte në dyqan dhe pasi prezantohej si shpërndarës broshurash.
29-vjeçari vendoste fletëpalosjet sipër telefonave te punonjësve, parave ose sendeve të tjera personale dhe kur personat në fjalë nuk shfaqnin interes për reklamat në broshura, i riu mblidhte fletëpalosjet nga tavolina dhe me “mjeshtëri” bashkë me fletëpalosjet merrte edhe telefonat dhe paratë që ndodheshin poshtë tyre. Sipas policisë vjedhjet janë kryer gjatë periudhës kohore Mars-Shtator të vitit 2023.








