Një shqiptar është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për vrasje nga pakujdesia. Shqiptari i dënuar është Shpendi Hakili, 38 vjeç. Dënimi i tij u dha nga Gjykata e Kurorës në Maidstone.
Hakili mohon që të ketë shkaktuar vdekjen e një tjetër shqiptari, Sazan Bakos. Kjo ngjarje ndodhi më 20 Nëntor. Sipas mediave britanike Bako u përfshi në një debat me Hakilin. Ky i fundit e sulmoi. Për pasojë 35-vjeçarit Bako i ra koka në trotuar.
Ai humbi jetën në spital 3 javë më vonë. Hakili u largua nga Britania pas ngjarjes, por u arrestua në Mars 2023 në Francë