-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Radoiçiçi ishte “Prigozhini i vogël” i Vuçiçit në Kosovë

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se duke e njohur qëllimin e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës është mirë që vendi të përgatitet për tentativa të tilla si në Banjskë në të ardhmen. Ai shprehet i bindur se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë nuk ka ndodhur pa dijeninë e presidentit serb.

Ndërkaq, lidhjen e Aleksandër Vuçiçit me Milan Radoiçiçin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur, e ka krahasuar me atë të presidentit rus me ish-shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

“Milan Radoiçiç, Prigozhini i vogël, sepse Putini i vogël në Beograd, Vuçiçi, ka Prigozhinin e tij të vogël në malet që e rrethojnë Kosovën të quajtur Milan Radoiçiç. Ai e pranoi se ai e organizoi këtë sulm terrorist”, ka thënë ai në intervistën në SkyNews.

Kurti ka theksuar se nuk ka asnjë mundësi që sasinë e madhe të armatimit të rëndë që grupi i serbëve e kishin në Banjskë, ta merrnin pa përkrahjen e Serbisë.

Profesori: Vuçiç po përpiqet të kontrollojë dëmin pas vrasjen në Kosovë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit