Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka ftuar liderët e partisë opozitare Yair Lapid dhe Benny Gantz që t’i bashkohen një qeverie të unitetit kombëtar.
Kjo kërkesë ka ardhur vetëm pak kohë pasi kreu i opozitës izraelite Yair Lapid i propozoi kryeministrit Netanyahu formimin e një qeverie emergjente.
“Unë nuk do të hyj në faktin se kush është fajtori dhe pse u kapëm në befasi. Ne do të përballemi me armikun tonë së bashku,” tha Lapid.
Ai i ofroi Netanyahut të formonte një koalicion të përbashkët profesionistësh që mund të luftojë luftën e vështirë, komplekse dhe të gjatë që është përpara.
Netanyahu e di se ai “nuk mund të bëjë luftë me përbërjen jofunksionale dhe ekstremiste të qeverisë”, argumentoi Lapid, duke shtuar se Izraeli ka nevojë për udhëheqje të përgjegjshme.