Aktorja shqiptare, Olta Gixhari, është pjesë e jurisë në spektaklin televiziv “DWTS”, ku ka bërë një paraqitje të mrekullueshme, duke u shfaqur e veshur me një fustan të zi.
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti ka publikuar një video, ku shihet Olta me fustanin e zgjedhur për natën e parë të spektaklit, që është krijuar me shumë kujdes nga vetë stilisti.
I papritur ka qenë komenti i modeles me famë botërore, Paris Hilton, e cila ka dërguar një figurë zjarri.
Në lidhje me këtë reagim Olta është pyetur nga fansat nëse e ka parë këtë koment. Aktorja është përgjigjur me një screenshot ku tregon se e ka parë.