-sidi education-spot_img
32.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mickoski për protestën e studentëve shqiptarë në Shkup: Të durojnë!

Kryesoret

Lidhur me protestën e dytë të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e cila do të mbahet me 18 maj për mbrojtjen dhe dhënien e provimit të jurispodencës në gjuhën shqipe, ndaj për shak të kësaj ka ardhur edhe një reagim nga Kryeministri, Hristijan Mickoski.

“Bëhet fjalë për një çështje mbi të cilën po punojmë si qeveri. Besoj se shumë shpejt do të dalim me një propozim-zgjidhje, i cili do të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe standardet ndërkombëtare. Prandaj, u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces që të bëjnë durim”, tha Mickoski.

Ndërkohë një muaj më parë, studentët shqiptarë organizuan një protestë para Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë, ku insistuan për dhënien e provimit të jurisprudencës dhe provimeve të tjera shtetërore në gjuhën shqipe-një e drejtë që, sipas tyre, garantohet edhe me Kushtetutë.

Deri tani, institucionet nuk kanë marrë një vendim konkret lidhur me realizimin e kësaj kërkese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit