-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritoli në bizneset e Noizy-t, babai: Klevioli kishte xhelozira me djalin tim

Kryesoret

Babai i reperit Noizy, Bashkim Rajku, ka dhënë dëshmi në Gjykatën e Përgjithshme të Krimeve të Rënda lidhur me shpërthimin me tritol që preku disa nga bizneset e të birit në qershor 2022. Ai përshkroi se momenti i ngjarjes e gjeti duke fjetur në banesën e tij.

“E dëgjova një zhurmë të fortë gjatë natës dhe zbritëm poshtë për të parë çfarë kishte ndodhur. Xhamat ishin thyer dhe lokali ishte i dëmtuar. Nuk hynim brenda, por prisnim autoritetet për të kryer verifikimet,” tha Rajku.

Ai theksoi gjithashtu se nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe nuk e di arsyen e sulmit:
“Nuk kam pasur probleme pronësie ose armiqësi me dikë. Informacion më shumë kemi marrë vetëm nga mediat.”

Gjatë dëshmisë u përmend edhe emri i Kleviol Ahmetit, të cilin Rajku tha se e njeh vetëm si person që merret me muzikë dhe rrjete sociale:
“Kam dëgjuar që mund të ketë xhelozira me djalin tim. Më duket se është nga Lushnja,” shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit