“Ky është një dështim kolosal i shërbimeve sekrete të Izraelit dhe më konkretisht i shërbimit të sigurisë së brendshme Shin Bet për të parandaluar sulmin”. Kështu deklaroi Mark Polymeropoulos, ish-zyrtar i lartë i shërbimit inteligjent amerikan, CIA, përgjegjës për operacionet sekrete në Lindjen e Mesme.
Vetëm pak orë pas sulmit të Hamasit në tokën izraelite, ai përshkruan sesi kolegët e tij nga shërbimet e inteligjencës perëndimore janë të tronditur:
“As agjentët dhe as sistemet e mbikëqyrjes elektronike nuk arritën të mbledhin informacione për një plan që ai përgatitej për një periudhë nga 6 muaj deri në një vit dhe përfshinte sulme ajrore, tokësore dhe detare.
Është një mister që e kam të vështirë ta shpjegoj. A hoqën dorë të gjitha burimet prej tyre? Apo mendonin se po punonin në emër të Izraelit kur në fakt ishin me Hamasin?”.
Ish-zyrtari i CIA-s thekson gjithashtu se dështimi nuk është vetëm i izraelitëve por edhe i shërbimeve të tjera që operojnë në rajon dhe mbajnë rrjetet e inteligjencës në Gaza. Si Egjipti, Katari, Jordania dhe Arabia Saudite.
“Asnjëherë në karrierën time nuk kam parë një dështim të kësaj përmasash” tha ai prerazi. Duke cituar komunikimet e tij me njerëzit në Tel Aviv dhe Jerusalem, ai përshkruan se në radhët e izraelitëve ka sigurisht zemërim për Hamasin dhe mizoritë e tij, por edhe për pamundësinë e shërbimeve të vendit për t’i parandaluar ato.
Mbi 1300 viktima/ Netanyahu: Mbahuni! Ne do të ndryshojmë Lindjen e Mesme