-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirimi i Radoiçiçit, Kurti: Si marrëveshja e Escobarit me Presidentin e Kolumbisë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste për gazetën malazeze “Pobjeda” ka folur rreth sulmit terrorist që u krye në Banjskë me 24 shtator. Kurti sulmin terrorist e ka quajtur skenar për gjakderdhje në Kosovë, derisa arrestimin e pastaj lirimin e Milan Radoiçiqit e ka krahasuar me marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë.

Deri më tani janë vërtetuar disa fakte. Së pari, është vërtetuar rreziku, synimi, potenciali dhe gatishmëria e grupeve kriminale dhe terroriste në Serbi, kundër të cilave luftojmë për më shumë se dy vjet e gjysmë.

Së dyti, duke qenë se terroristët ishin të armatosur me armë ushtarake të mjaftueshme për një grup deri në njëqind luftëtarë, ne vërtetuam ekzistencën e një skenari për gjakderdhje në Kosovë. Vlera e armëve të sekuestruara është më shumë se pesë milionë euro.

“Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiqit të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë: Escobar, domethënë, do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të strehohej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrollonte komandantët.

Marrëdhënia mes Vuçiqit dhe Radoiçiqit nuk është origjinale, e kemi parë tashmë shumë herë. Putini i vogël në Beograd duhet të ketë Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele: Slobodani i ri në Beograd ka Arkanin e tij të ri në Kosovë”, tha Kurti për Pobjedën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit