-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me 782 kg marijuanë nga Shqipëria, Europol arreston 6 serbë

Kryesoret

6 serbë janë arrestuar pas një operacioni të Europol, Eurojust, BIA dhe Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar në Serbi.

Ata ishin vënë nën hetim prej disa kohësh, si organizatorë të trafikimit nga Shqipëria të një sasie prej 782 kg marijuanë, e cila u kap në vitin 2020 në pikën kufitare të Vatinit, gjatë kontrollit në një kamion me rimorkio.

Prokuroria bën me dije se ky grup i organizuar kriminal në periudhën prej 12.2. 2020 deri më 16 mars 2020, në territorin e Shqipërisë dhe Serbisë, ka blerë, transferuar dhe ndërmjetësuar blerjen dhe shitjen e lëndës narkotike marijuanë.

Vetëm në njërën prej sekuestrimeve (2 mars 2020) u gjetën dhe u konfiskuan 782 kilogramë drogë marijuanë në pikën kufitare të Vatinit. Gjatë procedurës para hetimore janë marrë provat lidhur me përdorimin e aplikacionit Sky përmes asistencës juridike ndërkombëtare.

Policia ka arrestuar organizatorin e dyshuar të grupit të krimit të organizuar një 35-vjeçar me inicialet M.M, si dhe anëtarët e tjerë: S. Gj., 36 vjeç, S.N., 34 vjeç, M. M., 32 vjeç, P.S., 42 vjeç dhe Z.J., 41 vjeç, ndërsa tre të dyshuar të tjerë janë në njësitë e paraburgimit në Serbi dhe Francë.

Ky grup i organizuar kriminal, i cili përbëhet nga 20 persona, dyshohet se është i përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit