Studentët e mjekësisë marshuan dhe u ulën përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.
Në javën e dytë të bojkotit të mësimit, studentët vijojnë protestojnë për të kundërshtuar ligjin që i detyron të qëndrojnë në Shqipëri dy deri në pesë vite, ose të paguajnë kosto më të lartë për studimet, por që ende nuk është përcaktuar.
Studentët deklaruan se do të vijojnë protestat dhe bojkotin. “Përballje“-ishin thirrjet e tyre. Duke kundërshtuar ligjin të cilin e quajnë “komunist” studentët kërkojnë të respektohet e drejta e tyre e diplomimit.
“Nuk më është dhënë asnjë draft apo kontratë për të firmosur. As çmimi nuk është vendosur. Njëherë thuhet 5 milionë, njëherë 6 milionë” tha një nga studentët.
Studentët marshim drejt ministrisë së Arsimit, bllokojnë kryqëzimin tek 9-katëshet