Policia ka identifikuar dhe arrestuar autori, 35-vjeçarin me inicialet N. A., pas keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë), ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 sorkadhe të cilat i arrestuari ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.