-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Ndjekje dhe pritë, Berisha: Këto janë pamjet, kush donte ta vriste Salvador Kaçajn

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme pamjet e atentatit të pretenduar të përfaqësuesit të opozitës, Salvador Kaçaj në Shëngjin në datë 14 Maj, ditën e zgjedhjeve lokale. Në pamje duket një makinë, që sipas Berishës është e Kaçajt, e cila ndiqet nga një tjetër e bardhë dhe që i pret rrugën pranë një karburanti.

Dy persona zbresin nga makina e bardhë dhe i drejtohen automjetit që pretendohet nga Berisha se është i Kaçajt. Por po sipas ish-kryeministrit, manovrimi i shoferit, që duket në video që ka qenë i shpejtë, e bëri të pamundur aktin kriminal. Makina kthehet me shpejtësi dhe përmes një karburanti ndryshon kahun duke ikur.

“Atë ditë Edi Rama reagoi menjëherë, me një cinizëm dhe unë jam këtu për të paraqitur para jush këtë video, në të cilën tregohet qartë se si kriminelët i zunë rrugën makinës së tij dhe të armatosur dolën për të kryer krimin makabër, por dështuan. Këtu do shihni makinën e Salvatorit, ia zënë rrugën. Ja ku janë vrasësit me revole në dorë. Por largimi i shpejtë i makinës së Salvatorit, bën të pamundur kryerjen e aktit. Manovrimi me shpejtësi i shoferit i bën të pasigurt vrasësit në realizimin e aktit të tyre makabër” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit