Politologu, Jasmin Mujanoviç së fundmi ka bërë një reagim në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Mujanoviç u shpreh se termi sulm terrorist në rastin e Bansjkës nuk duhet të përdoret, pasi sipas tij sulmi terrorist kryhet nga aktorët që nuk janë të lidhur me shtetin.
“Është e qartë se sulmuesit në Banjskë kanë qenë aleatë të aparatit serb të sigurimit. Sipas mendimit tim ky është sulm i drejtpërdrejt nga shteti serb,” u shpreh ai.
Politologu në konferencën “Sulmi terrorist serb në Banjskë dhe implikimet rajonale dhe gjeopolitike” të organizuar nga Instituti “Octopus” tha se ajo që ka ndodhur në Banjskë është “një hap për të krijuar një Republika Srpska në veri”.
Ai shtoi se pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet të ndalojnë t’i ofrojnë Beogradit dhe Moskës mbështetje diplomatike.