19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beleri nga burgu: Ja si vidhen pronat në Himarë, unë jam i burgosur i pushtetit 

Kryesoret

Fredi Bleri në një deklaratë të postuar në Facebook nga stafi i tij, ka hedhur sërish akuza ndaj kreut aktual të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Beleri thotë se shprehet se nëse je anëtar me Goron “mund të përfitosh dhe mrekullisht mund të blesh një akt dominimi (AMTP) në Himarë dhe një vend sipas zgjedhjes tënde”, qoftë pyll apo kullotë, shkëmb apo tokë buzë det.

“Të kesh lindur dhe jetuar ku të duash, në Gramsh, në Tiranë ose Vermosh, boll të jesh “mik” me Gjergji Goron dhe ti mrekullisht mund të blesh një AMTP në Himarë, në vendin ku e zgjedh vetë, pavarësisht se është pyll, kullotë, shkëmb apo tokë pranë detit. Në bazë të pozicionit vendoset edhe çmimi. Kjo është oferta “Rilindase” që ka pasur për 12 vjet rresht partia Solcialiste, kryeministri Rama dhe vasali i tij në bashki Goro.

Rezulton pronar i një pyllli 7000 metra katrorë në mes të Himarës një banor i Gramshit. Pronar me prona të konfiskuara në mes të Porto Palermos një ish gjyqtar. Pronar me dokumente të falsifikuara rishtaz dhe një polic i famshëm, teksa gjithashtu me AMTP dhe një gazetar i madh e “parimor” bashkëqytetari ynë.

I bëjmë thirrje gjithë bashkëqytetarëve tanë, të vijnë e të denoncojnë cdo rast të abuzimit me pronat pranë zyrave të OMONIA Himarë. Unë jam sot i burgosur i pushtetit që nuk donte dhe nuk do që këto vjedhje dhe zhvatje të pronave të himariotëve të identifikoheshin,” shkruhet ndër të tjera në deklaratën e Belerit në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit