-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kalova 80 mijë € në llogari të gruas së Tahirit”, biznesmeni Lul Morina pranon transaksionin

Kryesoret

Thirrja e biznesmenit Julian Morina në SPAK, ishte një lajm që kaloi pa ndonjë bujë të madhe, por dalja në dritë e detajeve që lidhen me çështjen penale për të cilën ai dha shpjegime e ndryshon situatën.

Burime të besuara nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se Julian Morina, i njohur me emrin Lul Morina, dha shpjegime në kuadër të çështjes se re penale të çelur ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas hetimeve të para rezulton se biznesmeni i ndërtimit ka bërë disa transaksione bankare me vlerë mbi 80 mijë euro,  tranferta që janë kryer gjatë 2016-2017 në llogarinë e Fatlinda Tahirit, bashkëshortes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar këto trasferta dhe iu tha hetuesve se do t’iu vërë në dispozicion bilancet e kompanive, ndërsa ka shpjeguar se paratë I janë kthyer mbrapsht nga bashkëshortja. SPAK thotë se po heton arsyet e këtyre transaksioneve dhe përse janë shpenzuar këto para nga familja Tahiri.

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri është dënuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe u lirua nga burgu pas 1 viti e 6 muaj, ku pjesën e mbetur të dënimit po e kryen në shtëpi. Ai fillimisht u akuzua për trafik drogë dhe favorizim të grupit kriminal Habilaj, por jo akuzë ra rrugës.

Por, ndërsa ende nuk I ka mbyllur hesapet me SPAK për çështjen e parë, pasi gjykata e lartë ende nuk është shprehur për të, Tahiri po përballet me telashe të reja ligjore, që kanë të bëjnë me pasurinë e tij.

Ndonëse tejet të rezervuara, burime pranë SPAK thonë se në kuadër të kësaj çështje janë pyetur edhe biznesmenë të tjerë të njohur. /BalkanWeb

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit