Emërohet shefi i ri i komisariatit të Kurbinit. Vendin e Dritan Metajt do ta zërë Shkëlzen Metushi, i cili më parë ka mbajtur postin e shefit të “Shqiponjave” në Tiranë
Metaj u arrestua për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Metaj rezulton të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe.
Metaj akuzohet se kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminalë, mes tyre edhe baronin e drogës Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.