-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria pjesë e KDNJ-së, Rama: Morëm një rol tjetër ndërkombëtar

Kryesoret

Shqipëria tashmë është bërë pjesë e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB. Në lidhje me këtë hap të rëndësishëm për vendin tonë ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama.

Për mes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se Shqipëria ka marrë një rol tjetër të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ai më tej shtoi se vendi ynë u votua pro nga 123  vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që sjellë që Shqipëria nga 1 janari i vitit të ardhshëm të ulet në KDNJ.

“SHQIPËRIA MERR NJË TJETËR ROL NDËRKOMBËTAR

Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.

15 anëtarët e rinj të KDNJ:

Shqipëria, Brazili, Bullgaria, Burundi, Kina, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Domenikane, Franca, Gana, Indonezia, Japonia, Kuvajti, Malaui, Hollanda,” shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit