Pas premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë” në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua se çfarë ndodhi në prapaskenë ndërsa kishte të ftuar gazetaren e Top Albania Radio, Albana Ruçi.
Ruçi realizoi disa intervista, duke “shuar” disa kuriozitete të momentit lidhur me protagonistët e filmit.
“Unë e pyeta Luizin nëse ka në plan të sjellin ndonjë fëmijë apo janë të vërteta lajmet, por ma anashkaloi siç di ai.
Ai më tha që janë gjëra portalesh, por mendoj që hedhja direkt në sulm mund të fshihte diçka. Aq më tepër edhe fustani pala-pala i Kiarës që fshihte barkun”, tha ajo.
E pyetur nga Bieta nëse Olta dhe Luizi ishin takuar në prapaskenë, Albana mohoi të kishte parë komunikim mes dyshes protagoniste.