Një lokal është përfshirë nga flakët e zjarrit në zonën e Kunës në Shëngjin.
Mësohet se lokali dy katësh është prej druri ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të lëndës drusore me të cilën është ndërtuar objekti.
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, pasi rrezikohet dhe një objekt që ndodhet ngjitur me lokalin.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.









