Kryeministri Edi Rama rikthehet në Londër pas shtatë muajsh. Ditën e premte kreu i ekzekutivit do të udhëtojë drejt Anglisë për t’u takuar me homologun Rishi Sunak.
Në fokus pritet të jetë çështja e emigrantëve dhe marrëveshja për të burgosurit që të kalojnë dënimin në Shqipëri.
Dy palët janë në kontakt dhe morën masa për të parandaluar fluksin masiv të shqiptarëve drejt Anglisë, por edhe që të dënuarit mund të vuajnë dënimin në atdhe nëse duan.