-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Gara për në SPAK, tre prokurorët e parë dorëzojnë dokumentet

Kryesoret

Ditën e sotme është publikuar emri i parë që ka aplikuar për vendin vakant në Prokurorinë  Posaçme, SPAK.

Albert Kuliçi është prokurori i parë i cili ka dorëzuar dokumentet. Albert Kuliçi ka qenë prokuror në Vlorë, ndërsa aktualisht është prokuror në Tiranë.

Në vitin 2019 Kuliçit iu vendos eksploziv në makinë. Në atë kohë ai hetonte tjetërsimin e pronave në Karaburun e Zvërnec.

Sipas informacioneve, autorët e ngjarjes nuk u gjetën në atë kohë.

“Në vijim të interesimit publik për kandidatët që duan të bëhen pjesë e Prokurorisë së Posaçme në SPAK, njoftojmë se deri tani ka aplikuar prokurori Albert Kuliçi”, shkruhet në njoftimin e KLP.

Aplikuesi i dytë është prokurori Olsi Dado i cili në mars u komandua përkohësisht si prokuror në SPAK me kërkesë të Altin Dumanit.

Prokurori Kreshnik Ajazi bëhet aplikanti i tretë deri tani për postin e ngritjes në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK.

Deri ditën e sotme nuk ka pasur asnjë kandidaturë dhe afati i fundit është të hënën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit