“Tani ne kemi një problem që duhet zgjidhur. Kushdo që është përgjegjës për të, ne do të duhet të kemi një zgjidhje politike, do të duhet të ulemi dhe të kuptojmë se çfarë është e drejtë”, tha Hill duke folur në Konferencën e Sigurisë të Beogradit (BSC).
Ai tha se kjo zgjidhje nënkupton “një lloj statusi” për serbët në Kosovë, dhe në anën tjetër, “ndërkombëtarizim më të madh” për Kosovën.
Hill tha se ai “do të donte që Serbia të kuptojë dhe të njohë se Kosova është një shtet i pavarur”, por problemi është “më kompleks se kaq”.
“Ne duhet të inkurajojmë të dyja palët që të dëgjojnë njëra-tjetrën”, tha Hill.
Ai shtoi se hapi i parë në zgjidhjen e krizës aktuale është të kuptohet se çfarë ndodhi.
“Së pari, ne duhet të kuptojmë se çfarë ndodhi, dhe t’i mbajmë përgjegjësit përgjegjës, pastaj të sigurohemi që diçka e tillë të mos ndodhë më”, tha Hill./REL