-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Nëse Kosova firmos Asociacionin i “lidh” këmbët Serbisë

Kryesoret

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama i kërkoi Kosovës nga foltorja e parlamentit të Shqipërisë që të firmosë dhe pranojë Asociacionin e komunave serbe në veri. Nëse kjo do të ndodhte, Rama tha se do i “lidhte” këmbët Serbisë që deri tani, sipas tij ka përfituar nga gabimet e Kosovës në procesin e dialogut në Bruksel.

Asociacioni duke mos u bërë është kthyer në një litar do të vazhdojë që të shtrëngojë këmbët e Republikës së Kosovës. Të mos e kuptosh këtë është të mos t’ja dish fare për si duhet hedhur hapi tjetër. Kosova sot po rrezikon ta humbasë shansin historik që i jep plani franko-gjerman për të bërë një progres në luftën diplomatike të Serbisë, sikur po humbet dita ditës, besimin dhe respektin e atyre që e njohën si shtet të pavarur dhe që janë angazhuar ta çojnë drejt njohjes përfundimtare nga të gjithë drejt OKB-së.

Duke u bërë fakt i kryer ai asociacion që mistifikohet përditë si të ishte kali i rilindur i Trojës që aleatët duan ta fusin me hile në Prishtinë. Nëse bëhet si duhet do ta kthente në litar në këmbët e Beogradit dhe nuk do të lëvizë kaq lirshëm mes Brukselit dhe Uashingtonit duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të Prishtinës në procesin e dialogut” tha ai. Tregoi edhe mesazhin që i dha Bill Clinton gjatë vizitës në Tiranë. “Thuja miqve në Kosovë të mos e humbasin shansin e madh mbi planin franko-gjerman” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit