-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Salianji: PS s’donte hetimin e Serbisë! Rama: Votoni rezolutën tonë për Kosovën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në fund të fjalimit të tij u kërkoi deputetëve që të votojë rezolutën që u ra dakord dje me opozitën, por jo të gjitha palët, pasi grupi i PD-së zyrtare të Lulzim Bashës përmes Kreshnik Çollakut e kundërshtoi.

Unë presidentin e Serbisë as e kam zgjedhur, as do ta zgjedhim dot. Presidentin e Serbisë e kam takuar dhe do ta takoj se kështu i shërbej më mirë interesit të Shqipërisë dhe Kosovës. Ne do të luftojmë për vizionin e shpallur ku interesi ynë është për një paqe që garanton siguri të plotë. Malli që do të shtrenjtohet për ditë është siguria.

Ose do të votoni rezolutën tonë, atë të thjeshtën fare, që nuk i drejtohet planetit ose rezolutat tuaja mund t’i votoni në asambletë e shtatë partive tuaja. Ne do të miratojmë këtë në shenjë solidariteti me Kuvendin e Kosovës dhe si duhet të vazhdojë më tutje qeveria jonë dhe për cfarë e nxisim qeverinë e Kosovës” tha ai.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji reagoi ashpër duke akuzuar kreun e qeverisë se sulmoi Kosovën në fjalën e tij dhe jo Serbinë. “PS nuk pranonte që të votohej rezoluta e Kosovës sepse në të bëhej përgjegjëse Serbia. PS nuk pranonte rezolutën sepse nuk pranon hetimin ndërkombëtar. Këto dy pika iu imponuan PS-së dhe gjithçka tjetër mund të jetë butafori. Nuk besoj se atë që e thotë Albin Kurti, e thotë njëri këtej kufirit që del e thotë sikur ka ndonjë marrëveshje” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit