Një i vdekur në Berat. Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:30 në rrugën e fshatit Kutalli
65-vjeçari me inicialet A.O. duke drejtuar motorin e tij ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me bordurën e trotuarit anës rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë A.O. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.