Sonte në mbrëmje luhet ndeshja Shqipëri-Çeki e vlefshme për kualifikueset në Euro 2024, por edhe një sfidë vendimtare për fatin e përfaqësueses sonë drejt këtij kampionati.
Tifozat Kuq e Zi kanë marshuar për në “Air Albania”, aty ku sot në 20:45 luhet Shqipëri – Çeki duke mbajtur në duar, ndër të tjera, edhe një pankartë në nder të Afrim Bunjakut, dëshmorit më të ri të Kosovës që u vra nga forcat terroriste serb në Banjskë të Kosovës, mëngjesin e 24 shtatorit.
Interesi për sfidën është tejet i lartë, biletat kanë avulluar që në daljen në treg, por edhe tifozët që nuk do ta ndjekin dot ndeshjen nga stadiumi, po e presin mes shumë emocionesh sfidën.
22 mijë tifozë do jenë të pranishëm në “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen. Të shumtë janë shqiptarët që kanë udhëtuar nga trojet shqipfolëse drejt kryeqytetit për të ndjekur këtë duel.
“Drithërima” në Tiranë! Tifozët kuq e zi pushtojnë rrugët e kryeqytetit
Shqipëri-Çeki, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut drejt Tiranës për kombëtaren