-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Përfshihet nga flakët makina e policit në Pogradec

Kryesoret

Makina e një efektivi policie me inicialet Th. H është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec.

Mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 03:00  të natës në lagjen nr. 3 në rrugën “Reshit Çollaku”.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet për ngjarje aksidentale dhe se zjarri mund të ketë rënë për defekte në pjesën e brendshme të motorit të makinës tip “Mercedes-Benz”.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit duke shpëtuar edhe dy makina të tjera që ishin parkuar pranë mjetit në flakë.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit