Sonte në mbrëmje luhet ndeshja Shqipëri-Çeki e vlefshme për kualifikueset në Euro 2024, por edhe një sfidë vendimtare për fatin e përfaqësueses sonë drejt këtij kampionati.
Interesi për sfidën është tejet i lartë, biletat kanë avulluar që në daljen në treg, por edhe tifozët që nuk do ta ndjekin dot ndeshjen nga stadiumi, po e presin mes shumë emocionesh sfidën.
22 mijë tifozë do jenë të pranishëm në “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen që starton në orë 20:45.
Në prag të kësaj sfide, UEFA ka risjellë për tifozët perlën e Jasir Asanit kundër Polonisë.
Ai u shpall goli më i bukur i raundit të 6-të në kualifikueset “EURO 2024”.