Trajneri i kombëtares çeke të futbollit Sylhavi pret shkarkimin nga federata pas disfatës së thellë në Tiranë 3-0 përballë Shqipërisë.
Për këtë ishte i ndërgjegjshëm në fund të ndeshjes.
“Dorëheqja? Sigurisht që (pozicioni im) do të zgjidhet, kjo është e qartë.
Megjithatë, detyra ime tani është të përgatis ekipin për të dielën, që është një kohë e shkurtër.
Nuk e di se çfarë do të dalë nga drejtuesit. Rezultat i keq, ndoshta ndikoi kartoni i kuq”, tha Šilhavý.