-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festa mbaroi, tani të bëjmë llogaritë, edhe sa pikë na duhen për t’u kualifikuar?

Kryesoret

Mbrëmja e djeshme ishte thjeshtë magjike. Shqipëria vendosi një këmbë në finalet e kampionatit Europian të Gjermanisë që do të zhvillohet vitin tjetër. Kemi 13 pikë, jemi në krye të grupit, kemi edhe dy ndeshje për të zhvilluar. Por ende nuk jemi kualifikuar zyrtarisht. Pas, në vendin e dytë është Polonia me 9 pikë dhe Çekia me 8-të. Por edhe sa pikë na duhen që të vulosim gjithçka?

Për të qenë matematikisht të sigurt na mjafton në rastin më të mirë vetëm një pikë në dy ndeshjet e mbetura. Duke pasur parasysh se me Çekinë dhe me Poloninë kemi golavarazh më të mirë në ndeshjet direkte, Shqipëria do të shkonte në fazën tjetër të turneut edhe me të njëjtat pikë me ta. Duke pasur parasysh që dy ndeshjet e tjera i kemi me Moldavinë jashtë dhe Ishujt Faroe në fund në shtëpi, kualifikimi nuk vendoset në diskutim.

NDESHJET E MBETURA
17 nëntor

Moldavi-Shqipëri
Poloni-Çeki

20 nëntor
Shqipëri-Ishujt Faroe
Çeki-Moldavi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit