Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë i ngarkuari i qeverisë gjermane, shpjegon vlerën e kësaj platforme dhe kërkesat e Gjermanisë ndaj Serbisë dhe Kosovës.
Deutsche Welle: Z. Sarrazin, situata mes Kosovës dhe Serbisë mbetet e tensionuar. Sa jeni të shqetësuar se kjo mund të përshkallëzohet deri në konflikt të hapur?
Manuel Sarrazin: Situata është deri diku e rrezikshme. Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë masa shpërshkallëzuese nga pala serbe, por deri diku edhe nga pala kosovare. Ne kemi premtimin e qartë nga Serbia, se nuk do të bëjë ndonjë budallalëk dhe të përfshijë ushtrinë apo policinë serbe në Kosovë.
Kështu që ne po shpresojmë që situata do të jetë nën kontroll tani, por duhet të bëjmë hapa më tej me masa shpërshkallëzuese për të mbajtur situatën të qetë dhe për t’u kthyer sërish në një atmosferë produktive….(lexo ketu intervisten e plote).