-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e ndjek, furgoni përmbyset në autostradë, 7 të vdekur dhe 16 të plagosur

Kryesoret

Shtatë persona humbën jetën dhe 16 të tjerë u plagosën në qytetin e Mynihut pasi një trafikant i qenieve njerëzore humbi kontrollin e furgonit të mbushur me emigrantë gjatë ndjekjes nga policia gjermane.

Aksidenti ndodhi në autostradë në lindje të qytetit jugor gjerman, pasi furgoni “Mercedes Vito” po ecte me shpejtësi të lartë gjatë ndjekjes nga policia.

Drejtuesi i mjetit rriti shpejtësinë e mjetit dhe u përpoq t’i shmangej kontrollit. Sipas gazetës BILD, furgoni mbante 23 emigrantë nga Siria dhe Turqia, përfshirë edhe fëmijë të mitur, një prej të cilëve vetëm 6 vjeç, ka humbur jetën.

Furgoni u përmbys disa herë në rrugë, duke u shkaktuar plagë vdekjeprurëse emigrantëve, ndërsa pasagjerët e mbetur u dërguan në spitale pranë zonës pasi pësuan lëndime të lehta dhe të rënda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit