-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapiteni çek: Më dhemb kjo humbje përballë Shqipërisë

Kryesoret

Disfata e thellë mbrëmjen e djeshme zbriti me këmbë në tokë Çekinë që në fillim të shortit e kishte injoruar kombëtaren kuqezi. Pas sfidës, kapiteni i çekëve, Tomáš Souček theksoi se kartoni i kuq “vrau” ndeshjen ndërsa shtoi se për çekët disfata ndaj Shqipërisë është nga ato që dhemb shumë.

“Humbëm, na vjen keq. Ne pësuam gol me gjuajtjen e parë në portë dhe ishte e vështirë që të kthehej. U gëzuam kur shënuam golin, por si përfundim mbetëm me 10, gjë që e “vrau” ndeshjen për ne. Në pjesën e dytë ne dhamë gjithçka në fushë, por përsëri ata gjetën gola me kundërsulme, na vjen të gjithëve keq se si përfundoi kjo ndeshje.

A është kjo humbja më e rëndë në karrierë? Ka ndeshje të tjera si kjo, por nuk dua të shoh nga e kaluara. Padyshim që na dhemb, do të ishim shumë më afër Europianit, i cili është objekti ynë i qartë. Sidomos kur e ndjen që mund të kishim fituar këtu”, u shpreh Souček.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit