-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria po bën gati Kodin e ri Penal/ Kryeprokurori: Mos u nxitoni, akoma s’kemi zyra

Kryesoret

Kryeprokurori Olsian Çela i pranishëm në zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLP-së kërkoi solidaritet pas kërcënimit të prokurorëve, e fundit rasti i Doloreza Musabelliut.

Deri sot janë aplikuar masa që kanë rezultuar efikase, por mund të ketë nevojë për përmirësime nisur nga rastet e fundit. Kjo duhet parë së pari nga KLP. Mbrojtja nuk nis nga mbrojtja fizike, por në radhë të parë duhet solidaritet” tha ai.

Ministria e Drejtësisë, Ulsi Manja njoftoi një muaj më parë se grupi i punës prezantoi draftin e Kodit të ri Penal, i cili është ende në diskutim. Por kryeprokurori kërkoi që të mos nxitohet në këtë pikë.

Te Kodi i ri Penal duhen hedhur hapat me kujdes dhe çfarë qasje do të kemi. Duhet parë në kontekstin e kohës dhe masat që duhet të shkojnë drejt perfeksionimit. Sistemi po kalon një moment shumë të vështirë.

Ju jeni koshient, ne jemi ende në fazën ku po kërkojmë të stabilizojmë zyrat me numër të caktuar të prokurorëve për ta bërë të lehtë punën për ta. Nuk e di si do të ndikojë Kodi i ri Penal në këtë moment. Por ne jemi të hapur për propozimet. Procesi nuk ka përse të nxitohet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit