-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritet taksa/ Familjarët në Tiranë po paguajnë deri 76% më shumë në faturë

Kryesoret

Prej muajit gusht e në vazhdim detyrimet e familjeve në Tiranë për taksën e ndërtesës janë shtrenjtuar deri 76% krahasuar me korrikun 2023.

Rritja e detyrimeve erdhi pas hyrjes në fuqi në fund të muajit Korrik të vendimit të Ministrisë së Financave për shtrenjtimin e çmimeve të referencës së apartamenteve. Taksa e ndërtesës nga familjarët paguhet nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm.

Për një familje në zonën e Freskut, detyrimi mujor për taksën e ndërtesës është rritur 41% (sipas krahasimit të faturës së ujit të paguar për muajin korrik dhe gusht 2023). Në faturën e ujit të kësaj familje vlera e taksës së ndërtesës për muajin korrik ishte 140 lekë në muaj.

Me ndryshimin e çmimeve fiskale detyrimi për taksën e ndërtesës nga muaji gusht e në vazhdim është 198 lekë në muaj.

Detyrimi vjetor që do të paguajë kjo familje për taksën e ndërtesës do të jetë në vlerën e 2,376 lekëve nga 1,680 lekë që paguante më parë (rritja 41%).

Çmimi fiskal në zonën e Dajtit (fatura referuese e familjes në zonën e Freskut përfshihet në zonë kadastrale të Dajtit) me vendimin e mëparshëm ishte 53,500 lekë për metër katror. Nga korriku i këtij viti me vendimin e ri çmimi është 75,500 lekë. Në vlerë çmimi i referencës u rrit 22,000 lekë për metër katror apo 41%. (lexo ketu shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit