-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Senatorja amerikane në Kosovë: Duhet siguruar se nuk do të shpërthejë konflikt në rajon

Kryesoret

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen gjatë vizitës në Prishtinë u shpreh se SHBA-ja e mbështet me krenari Kosovën, ndërsa ka kërkuar përgjegjësi për sulmin në Banjskë dhe bashkëpunimin e Serbisë për këtë rast. Ajo ka theksuar se me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së mund të gjendet zgjidhje për paqe afatgjate në Kosovë.

“E dimë që është shqetësuese ngjarja për gjithë qytetarët, e çmoj numrin e rritur të ushtarakëve në KFOR. Mendojmë që është shumë e rëndësishme që përgjegjësit për ngjarjen e 24 shtatorit të japin përgjegjësinë, shpresoj qe Serbia të bashkëpunojë në këtë çështje. Për një stabilitet dhe paqe në Kosovë ka mundësi për të vazhduar me mbështetjen e Evropës dhe SHBA-së që të gjendet një bashkëjetesë afatgjatë paqësore me Serbinë”, është shprehur ajo.

Ajo ka vënë theksin te rëndësia që të ruhet stabiliteti në rajon për të mos pasur konflikt. “Populli i Kosovës e kupton mirë se pse konfliktet dhe dhuna nuk janë zgjidhje për dallimet tona, dhe është e rëndësishme që të gjithë të bëjmë krejt çka mundemi për një zgjidhje paqësore në këtë rajon për tu siguruar që të mos ketë përhapje të dhunës dhe konfliktit nga ky rajon. Pra jemi këtu për ta mbështetur Kosovën, shtet që SHBA-ja e ka mbështetur me krenari për vite”, ka deklaruar Shaheen.

Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch po qëndrojnë në Kosovë. Ata kanë takuar presidenten e vendit dhe pritet të takohen edhe me kryeministrin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit