Del për herë të parë fotoja e Arben Dalipajt, një personazh i shumë kërkuar nga policia shqiptare. Foton e tij e ka publikuar ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani.
Vlonjati i njohur edhe me nofkat “Kapelja” apo “Luani i detit” është shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Flakë në det”, bashkë me Gëzim Çelën nga Fushë Kuqja e Kurbinit, i njohur me nofkën “Baroni i drogës” dhe Roland Guzon nga Durrësi.
Për këtë operacion deri tani janë arrestuar polic Arlind Ismailukaj, Nerim Çela, (nipi i Gëzim Çelës), Besnik Brokeri, shefi i komisariatit të Kurbinit, Armando Metaj dhe dy ukrainas.
Arben Dalipajn, i cili figuron në dosje me pseudonimin ‘Kapelja’ kishte komunikime me ish-efektivin Arlind Ismailukaj, që është arrestuar në gusht kur nisi operacioni.
Arben Dalipaj është një skafist me “nam” në Vlorë. Këtë e ka dëshmuar edhe ish-oficeri i policisë Dritan Zagani pak vite më parë. “Kam pas informacion që zoti Dalipi kishte investuar edhe në koncesione dhe hidrocentrale te një miku i tij politikan.
Por shënimet e mia për këtë nuk i kam tani, por në disa koncesione e dhënë ndërmjet Korçës dhe Librazhdit, ka pas investime në lekë për këto investime. Por jo si investitor i drejtpërdrejtë, por si kamuflazh.
Bëhet fjalë për fundin e 2012. Por di që një mik i tij politikan që ishte futur në lidhje të tilla” tha ai pak vite më parë.