Edhe pse kanë kaluar disa ditë, premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” vijon të jetë në qendër të vëmendjes.
Eventi bëri bashkë personazhet më të njohur të vendit tonë. Së fundmi janë zbuluar disa foto, ku moderatorja Arbana Osmani shihet në sallën e Pallatit të Kongreseve, pranë mikeshës së saj Xhemi Shehut dhe Eduartit, me të cilët ka zgjedhur ta ‘shijojë’ filmin.
Arbana zgjodhi të mos postonte asnjë detaj nga organizimi i eventit në rrjete sociale, duke ngritur dyshime se ajo nuk kishte marrë pjesë, por më pas u zbulua se ajo ishte, dhe madje e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Eduarti.