Forcat ajrore të Izraelit njoftuan se kanë vrarë Ali Qadhin, komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin ndërkufitar ndaj vendbanimeve izraelite të shtunën e kaluar.
Ushtria izraelite tha se Ali Qadhi u vra në një sulm me dron pas përpjekjeve të inteligjencës nga agjencia e sigurisë “Shin Bet” dhe Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake.
Qytetarët amerikanë do të mund të largohen nga Gaza përmes pikës kufitare Rafah në Egjipt, tha një zyrtar amerikan.
Kalimi do të jetë i hapur sot nga ora 12:00 deri në 17:00 me orën lokale, pas një marrëveshjeje mes qeverisë izraelite dhe egjiptiane.
Nuk është ende e qartë nëse Hamasi, i cili kontrollon Gazën, do të lejojë qytetarët amerikanë të largohen nga territori, shkruan BBC.