Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, i është përgjigjur presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, pas krahasimit që ai i bëri asaj me nazistët në një intervistë për “Prva TV”.
Von Cramon thotë se këto deklarata tregojnë dobësinë e regjimit autokratik të Vuçiçit dhe se qytetarët e Serbisë meritojnë më mirë.
Ajo shton se është mikja me e mirë e Serbisë demokratike dhe se të gjithë duhet të kontribuojnë për ta demokratizuar atë.
“Aleksandër Vuçiç e di se jam mikja më e mirë e Serbisë demokratike. Kështu, që të gjithë që kontribuojnë për ta demokratizuar Serbinë dhe ta sjellë më afër BE-së, janë të mirëpritur në Parlamentin Evropian. Duke më krahasuar mua me Nazistët e 1943, ai tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik. Për të ardhur keq, qytetarët e Serbisë meritojnë më mirë,” ka shkruar Von Cramon në platformën “X”.
@avucic knows that I am the biggest friend of a DEMOCRATIC Serbia. So, everyone contributing to democratize 🇷🇸 &bringing it closer 2🇪🇺 is welcomed in @Europarl_EN
By comparing me with Nazis in 1943 he shows the weakness of his autocratic regime. A pity. 🇷🇸citizens deserve better— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) October 15, 2023